Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis biseduan për pak çaste këtë të mërkurë në Bruksel, aty ku zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Bëhet fjalë për një takim jo formal që palët patën teksa afroheshin për të realizuar foton familjare.
Ky takim vjen në një kohë kur Greqia kërcënon me veto Shqipërinë, për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për çështjen ‘Beleri’.
Nuk dihet nëse në këtë takim të shkurtër është prekur kjo temë.
Pas këtij momenti u vijua me foton tradicionale familjare, në të cilën kryeministri Edi Rama u shfaq krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Ndërkohë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të pyetur për pikërisht për veton e Greqisë ndaj Shqipërisë, Ursula Von Der Leyen dhe Charles Michel nuk dhanë një përgjigje specifike për këtë çështje.
Megjithatë ata deklaruan se janë optimistë dhe se vendet duhet të vlerësohen në bazë të ecurisë dhe të meritokracisë së tyre.
Von Der Leyen theksoi se do të ishte mirë që kjo meritë të njihej edhe nga vendet e BE.
“Qartësisht të jemi të ndjeshëm drejt këtyre çështjeve dhe kemi një dëshirë të mirë”, thanë liderët europianë./tvklan.al