Rama: BE e ka zgjeruar boshllëkun mes nesh, duhet përqasje tjetër që ta bëjë Ballkanin më të integruar financiarisht

Kryeministri Edi Rama në Vilnius, Lituani ku mbahet Samiti i NATO-s ka zhvilluar bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Shqipëria nuk ka pse nxitohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama ka deklaruar se duhet që BE të ketë një përqasje tjetër për financim për vendet e Ballkanit, në mënyrë që ta bëjë rajonin tonë më të integruar.

Megjithatë, Rama shprehet se pa BE-në, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të bënte ato që ka bërë gjatë 30 viteve të fundit.

Edi Rama: Ne i donim negociatat aq shumë si një transferim dijesh unike për ndërtimin e shtetit. Ne jemi të bekuar që jemi në mes të Evropës dhe të kemi BE-në, që të ndihmon me një metodë të ndërtimit të institucioneve dhe kjo nuk është diçka që vjen me kaq ngazëllim, duhet të bësh gjithë ato detyra shtëpie. Anëtarësimi duhet të vijë kur të vijë, pra nuk kemi pse të nxitohemi. Ne duhet të mësojmë të ngasim makinën dhe të mos thërrasim me të madhe që sapo të marrim patentën, të marrim makinën. Duhet një përqasje tjetër nga BE për të bërë më shumë që ta bëjë Ballkanin më të integruar dhe së pari nga ana financiare. E ka zgjeruar boshllëkun mes nesh dhe kjo bazuar në llogaritje të thjeshta parash që janë ndarë mes vendeve anëtare, që i kishin paketa dhe kontributet për të kaluar pandeminë, krizën energjitike, etj. Disa fonde duhet të ristrukturohen dhe negociata proletike duhet të kombinohem. Vendimmarrja e BE-së është një rrëmujë. Pra nuk janë në gjende të marrin të gjithë vendimet në 27 vende, të shtosh dhe 6 nga Ballkani që sjellin shumë gëzim, por jo durim, nuk do ta bëjë procesin e vendimmarrjes më të lehtë. Pra duhet të jetë diçka e kombinuar. Një gjë është e sigurt, pa BE-në ne nuk do të ishim në gjendje të bënim as 90 për qind të atyre që kemi bërë në 30 vitet e fundit dhe pa SHBA nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim si komb shqiptar. Nëse sot kemi kaq shumë progres në Shqipëri, por edhe në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Ne jemi të bekuar në zemër të Evropës me aleancë SHBA dhe BE./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share