Rama: Baza detare në Durrës – vlerë e rëndësishme për NATO-në

STOLTENBERG VLERËSON SHQIPËRINË PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLEVE TË SUEDISË E FINLANDËS

 Në takimin kokë më kokë  në Bruksel, kryeministri Rama i prezantoi sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, ambicien për krijimin e një baze detare në Portin e Durrësit. Këtë e konfirmoi kreu i qeverisë shqiptare, në konferencën e përbashkët.

EDI RAMA- KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“E  vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, me një bazë të flotës detare të fjalës së fundit. Faleminderit shumë edhe për këtë dhe është kënaqësi gjithmonë të kthehesh këtu. Është gjithnjë e dobishme të kthehesh me energji të plota,”deklaroi Edi Rama Kryeministër i Shqiprisë.

Ndërsa Stoltenberg , vlerësoi Shqipërinë për firmosjen e dekreteve të ligjeve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, dhe specifikisht kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Ukrainë.

Përgëzojë Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit shumë shpejt dhe për këtë ju falenderoj. Kjo tregon se dera e NATO-s mbetet e hapur. Vlerësoj mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe angazhimin për ndihmë humanitare. Kështu që kryeministër Rama, faleminderit për kontributin e Shqipërisë në këtë drejtim,”deklaroi Jens Stoltenberg Sekretar i përgjithshëm i NATO-së.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare shpalosi dy kërkesa para shefit të NATO-s.

“Ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike. Megjithatë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet”.

Takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ishte paralajmëruar më herët nga kreu i qeverisë, i cili theksoi se qëllimi ishte për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share