Në një konferencë për mediat, Kryeministri i vendit Edi Rama shprehet se me qeverinë e Kosovës marrëdhëniet e Shqipërisë, janë krejtësisht normale.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama shton se për çështjen nuk bëhet fjalë vetëm për opinione të ndryshme, por edhe një kursi përplasje me bashkësinë euroatlantike.
Rama shton se bashkësia euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, por derën në Shqipëri e ka të hapur.https://www.youtube.com/embed/c89VYrg56is
Edi Rama: Me qeverinë e Kosovës, ne kemi marrëdhënie krejtësisht normale. Bëjmë punë rregullisht me qeverinë e Kosovës. Nuk kemi të njëjtin opinion dhe pozicion në këtë çështje. Tani nuk është më çështja që nuk kemi ne të njëjtin opinion, tani është çështja që ka një kurs përplasje, jo me ne sepse bashkësia euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, derën në Shqipëri e ka të hapur, pavarësisht se ne jemi pjesë e asaj bashkësie dhe i themi asaj bashkësie “jo, na falni, ne nuk e zbatojmë për shembull”. Por nuk jemi ne këtu. Ne thjesht dhe vetëm shikojmë dhe tmerrohemi nga kjo miopi, është diçka që nuk e kuptoj dhe arsyeja pse unë kërkova për takimin nesër për të pasur një diskutim shterrues lidhur me këto pozicione. Nëse ai i ndan me mua disa informacione dhe më thotë që këtu është një rrezik, unë jam i gatshëm që të kthehem tek bashkësia euroatlanike dhe duhet marrë seriozisht. Shikoj vetëm dëme për kombin shqiptar nëse shqiptarët në Kosovë i tregojnë bashkësisë euroatlanike që nuk dimë të bashkëpunojmë me ju. Ky është shqetësimi./tvklan.al