Rama, akuza Kurtit: Politika e gabuar, dhuratë Serbisë

Dobësoi diplomatikisht Kosovën në sytë e SHBA dhe BE

Kosova, riktheu Edi Ramën në parlament pas një periudhe të gjatë mungese. Por rikthimi nuk ishte i lehtë, pasi mungesa e tij nervozoi jo pak opozitën. Pasi triumfoi mbi rezistencën e deputetit demokrat, Edi Rama e mbajti foltoren të zënë për 1 orë e 30 minuta ku kryefjalë e fjalimit të tij ishte vetëm Kosova.

Kryeministri shqiptar i bëri një analizë të gjatë Prishtinës zyrtare dhe mënyrës se si po përballet ajo me konfliktin. Sipas tij, Kosova po humbet një shans historik duke refuzuar marrëveshjen bazuar në planin franko-gjerman.

Shpjegoi rolin e Shqipërisë në të gjitha këto zhvillime, duke iu dhënë një përgjigje dhe kritikëve të pakursyer. Edi Rama i doli në mbrojtje Ramush Haradinajt, pas publikimit të një video ku ai shihet duke trokitur gotat me përfaqësuesit e Listës serbe.

Qëndrimin e opozitës në Shqipëri e sheh me dy standarde, për këtë arsye garanton se në parlament do të votohet rezoluta e PS. Duke paralelizuar situatën në Kosovë, me konfliktin ne Izrael-Palestinë, Rama tha se ajo çka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share