Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp këtë të premte me homologun hungarez, Viktor Orban.
Kreu i qeverisë shqiptare është pyetur në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Pasi bëri thirrje që ata të kthehen menjëherë në shtëpitë e tyre, Rama theksoi se ata nuk kanë bërë asnjë krim dhe se mbajtja e tyre është e pajustifikueshme e duhet të përfundojë.
Sipas Ramës, KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike, por raportin e saj do t’ia dorëzojë NATO-s.
Kreu i qeverisë theksoi se zgjidhja në këtë moment është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike.
“Paqja në tryezë” sipas kryeministrit është një mundësi e artë në këtë moment, por paralajmëron se mund të mos jetë aty përgjithmonë.