Raketat ruse goditën magazinat e grurit në Odesa gjatë natës, duke shkatërruar tonelata të korra në depo, ndërsa forcat e Moskës shënjestruan qytetin port jugor për natën e katërt radhazi, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.
Në një postim në Telegram të premten, Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale të Odesës, tha se sulmet u kryen me raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Për fat të keq, ka goditje në terminalet e grurit të një ndërmarrje bujqësore në rajonin e Odesa. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb,” tha ai.
Dy persona u plagosën në sulmet, shtoi ai.