Mbrëmë vonë rreth orës 21, qytetari 74-vjeçar J.D. me shtëpizë verimi në fshatin Banjicë, Komuna e Çashkës, në oborrin afër çezmes, ishte kafshuar në këmbë nga një gjarpër.
Familja e tij në interes të kohës, menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Velesit dhe me atë rast janë lajmëruar në shërbimin e Ndihmës së shpejtë. Ai rrugës deri në fshatin Klukovec ishte marrë nga ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore dhe menjëherë i ishte dhënë kundërhelni për gjarpër dhe i është ofruar ndihma mjekësore, pas çka është dërguar në Qendrën urgjente në Spitalin e përshithshëm të Velesit, informoi për MIA-n, Marina Andova, zëdhënëse e IPSH Spitali i përgjithshëm.
Ai mbrëmë pas ndihmës mjekësore është ndalur në Repartin për sëmundje interne pranë Spitalit të përgjithshëm të Velesit, ndërsa në mëngjes sërish është kontrolluar nga mjeku infektolog i cili ka konstatuar se pacienti është në gjendje të mirë dhe e ka liruar për mjekim shtëpiak.
Andova informoi se ky është kafshimi i tretë nga gjarpri në rajonin e Velesit për vetëm dhjetë ditë.
Nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore në kuadër të IPSH Shtëpia e shëndetit Veles, informojnë se këto ditë pas shpenzimit të dozave, janë furnizuar me doza intervente shtesë të kundërhelmit për gjarpërinj apo antiviperinum.
Ata i këshillojnë banorët e Velesit me rrethinë të jenë të kujdeshëm gjatë qëndrimit në natyrë apo punës në ara në këto ditë vere ku ka shumë gjarpërinj, ndërsa në rast të kafshimit menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të drejtohen në shërbimin e tyre 194.