Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

Në rajonin e Tetovës, në 2023, ka patur më pak divorce në krahasim me vitin 2022, por shumë më tepër krahasuar para dhjetë viteve, në vitin 2013, njofton KlanM.

Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore të Tetovës, në vitin 2022 ka patur 507 divorce, derisa në vitin 2023 shënohet ulje me 482 divorce.

Por, sic njofton KlanM, krahasuar me statistikën para dhjetë viteve respektivisht më 2013, divorcet në rajonin e Tetovës shënojnë rritje enorme.

Sipas bazës së të dhënave MakStat pranë Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2013 ka patur vetëm 173 divorce.

Gjatë vitit 2023, siç përcjell KlanM të dhënat e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë, ka pasur 5 raste ku procedurat e divorcit janë tejkaluar me pajtim të çifteve.

Procedurat në këtë institucion zhvillohen për shkak të nevojës për pajtimin e çifteve në martesat ku ka fëmijë të mitur.

“Nga 95 procedura divorci, procedura është ndërprerë në 5 raste duke marrë parasysh se çiftet bashkëshortore janë pajtuar mes tyre, derisa në 23 raste ka patur divorce me marrëveshje” – kanë njoftuar nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë.

Gjykata Themelore e Tetovës, sic njofton KlanM, për vitin 2022 ka paraqitur 521 padi për divorce, prej të cilëve 507 janë zgjidhur me divorce, kurse për vitin 2023 janë 573 padi kurse janë zgjidhur 482 divorce. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share