Ragmi Mustafa i reagon ashpër Vjosa Osmanit: E shpalle të vdekur shpresën e Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjatë fjalimit të saj vjetor në Kuvendin e Kosovës tha se ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve.

Mustafa tha se kjo ka qenë ideja e shpresës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkangjitur me Kosovën.

“Të dashur shqipëtar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ide për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka pasur angazhim që të Lugina e Kosovës të bashkohet me Kosovën.

“Asnjëherë nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë. Por, ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e

Bujanocin me Republikën e Kosovës. Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetvendosje të tyre se ku duan të jetojnë.”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë.

Mustafa ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk do të ndalen kurrë deri në bashkimin me Kosovën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share