NATO ka njoftuar se ish-ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska wshtw emruar pwr zëvendëssekretare e përgjithshme e aleancës ushtarake NATO
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska në postin e zëvendëssekretares së përgjithshme. Ajo është me të vërtetë e përkushtuar ndaj NATO-s, e di punën e përfshirë në anëtarësimin në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr përsipër këtë rol jetësor”, tha shefi i Aleancës Mark Rutte.
Plotësimi i postit të zwvendws sekretarit ishte një nga prioritetet e Sekretarit të Përgjithshëm tw NATO-sw Mark Rutte, i cili mori detyrën më 1 tetor.
Kundërkandidat tw Sheqerinskws pwr kwtw postw ishin ish-ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, ish-presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e mbrojtjes e Malit të Zi gjatw periudhws 2020-2022.
Shekerinska, e cila ishte ministre e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut nga 2017-2022, mbikëqyri pranimin e vendit të saj në NATO në vitin 2020. Ajo do të zëvendësojë Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, i cili mori detyrën në mënyrë të përkohshme pasi Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm Mircea Joana njoftoi se ajo do të kandidonte për presidente të Rumanisë.
Shekerinska do të jetë zyrtari më i lartë i NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Ajo do të marrë postin deri në fund të vitit.
Shekerinska është ish-ministre e Mbrojtjes. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisw e ngarkuar për integrimet evropiane. Për momentin është nënkryetare Partisë Socialiste Evropiane.
Roli kryesor i Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm është të zëvendësojë Shefin dhe të kryesojë mbledhjet dy javore të 32 ambasadorëve në Këshillin e Atlantikut të Veriut ose çdo takim urgjent, duke përfshirë Këshillin NATO-Ukrainë.