AKTIVITET NË KUADËR TË DITËS BOTËRORE TË PERSONAVE ME SINDROMIN DOWN
Eda me shokët dhe shoqet e saja erdhi sot për tu njoftuar nga afër se si funksionon Radio-Televizioni shtetëror, njofton KlanM.
Me plot entuziazëm erdhën për të parë se si përgatitet një lajm. Madje edhe recituan nga një vjershë e lexuan edhe librat të cilat i morën si dhuratë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Ishte gëzim për fëmijët kur dëgjuan se do të shkojmë në radio-televizion. Gjatë gjithë kohës përshpëritnin po shkojmë në radio, do të recitojmë ndonjë vjershë. Kjo është një motivim dhe u jep një rëndësi se edhe ata janë të vyeshëm dhe të rëndësishëm në këtë shoqëri” – tha Hatixhe Sefa kryetare Savant.
“Është knaqësi t’i kemi këta fëmijë për t’i njoftuar me ambientet ku punojnë përfaqësuesit e mediave shqiptare. Të shohin ku incizojmë, si bëhet një incizim, të shohin si punojmë. Mbase mundet që në të ardhmen të bëhet pjesë e radios” – tha Valbona Pajaziti, kryeredaktore në Radio-Shkupi
Radio Shkupi, sic njofton KlanM, këtë aktivitet realizoi një ditë pas Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down.
Në Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave me nevoja të veçanta, pasi mungon një regjistër i tillë edhe pse për hartimin e tij disa herë janë zotuar autoritetet e institucioneve përkatëse. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi