Qindra mijëra njerëz do të pajisen me rrip dore duke i dhënë mundësi të përdorin tualet ose të konsumojnë ushqim
Radha për të parë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II u shtri për kilometra të tërë duke filluar nga bregu jugor i lumit Thames drejt Westminster Hall.
Qindra mijëra njerëz krijuan një radhë prej gati 4.8 km që në orët e para të mëngjesit dhe me mijëra të tjera që presin të kalojnë pranë arkivolit për të bërë nderime përpara funeralit të saj të hënën.
Po ashtu radhë të gjata u krijuan edhe drejt monumenteve mes tyre si Ura e Mijëvjeçarit dhe drejt urës së Londrës. Zyrtarët qeveritarë thanë se nuk mund të vendosnin një shifër të saktë se sa do të donin të kalonin pranë arkivolit të mbretëreshës, por priten rreth 750,000 njerëz.
Për t’u bashkuar në radhë, njerëzit do të pajisen me një rrip dore me ngjyrë me një numër përkatës dhe do t’i lejojë ata të largohen nga radha për të përdorur një tualetet ose për të marrë ushqim dhe pije. Më shumë se 1,000 punonjës të sigurisë, vullnetarë dhe oficerë policie janë vendosur në dispozicion në pikat kyçe për të shmangur incidentet e mundshme si dhe për të ofruar ndihmë personave.
Ndërkaq Mbreti Charles III pritet të kalojë një ditë në një prej rezidencave të tij private në Highgrove në Gloucestershire larg detyrave dhe ngjarjeve publike ndërsa Princi dhe Princesha e Wales-it do të drejtohen për në Sandringham, ne Norfolk, ku do të shohin kurorat e luleve që janë lënë atje nga njerëzit në nderim të monarkes.
Po ashtu anëtarët e ushtrisë britanike kryen një provë për kortezhin e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth në orët e para të mëngjesit. Ushtarakët marshuan nga Pallati Buckingham në Sheshin e Parlamentit në përgatitjet përfundimtare për funeralin e Mbretëreshës.
Klan News