Radev: Qeveria në Shkup po shkon në drejtim të kundërt të integrimit evropian – Vendimi i BE-së “pasojë logjike”

Presidenti bullgar Ruman Radev  vlerëson se qeveria në Shkup po shkon në drejtim të kundërt të integrimit evropian. Radev e cilëson si “pasojë logjike” vendimin e Bashkimit Europian për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga rruga drejt BE-së.

Sipas presidentit bullgar Ruman Radev  qeveria në Shkup po shkon në drejtim të kundërt të integrimit evropian. Shpresoj që,  pas lajmit se do të ketë ndarje të Tiranës dhe Shkupit nga rruga drejt BE-së, Maqedonia do të nxjerrë përfundimet e nevojshme dhe do të filloj të ec në drejtimin e duhur.

Presidenti bullgar Rumen Radev e cilëson si “pasojë logjike” vendimin e Bashkimit Europian për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga rruga drejt BE-së, duke marrë parasysh, siç thotë ai, “çfarë po ndodh në Shkup dhe Tiranë dhe politikën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe rrugën që ajo zgjodhi”.

 RUMEN RADEV

Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë, por duhet të jenë të vetëdijshme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian dhe si të punohet për të arritur atë që Maqedonia e ka vendosur si synim kombëtar. Shpresoj që sidomos pas lajmit se Tirana dhe Shkupi do të ndahen, të nxjerrin konkluzionet e nevojshme dhe të shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Radev.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, me të cilën ai përsëri bëri thirrje ndryshimet kushtetuese të hynë në fuqi pas antarësimit të plotë të Maqedonisë së veriut në BE, Radev ishte i prerë:

“Korniza negociuese e vitit 2022 thotë shumë qartë se kur Republika e Maqedonisë së Veriut  t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, vetëm atëherë do të fillojnë negociatat për anëtarësim.”

Presidenti bullgar Radev nga Nju Jorku  ka komentuar edhe miratimin e deklaratës në Asamblenë Kombëtare Bullgare në Sofje, e cila i referohet deklaratave të politikanëve maqedonas.

Dua të përgëzoj Komisionin e Politikës së Jashtme dhe Parlamentin bullgar për deklaratën që u miratua sot. Kështu duhet të sillet Bullgaria në këtë çështje. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përkulemi në nivelin në të cilin janë zhvilluar ngjarjet dhe komentet në fqinjin tonë jugperëndimor. U bëj thirrje të gjithë politikanëve bullgarë që të përmbahen nga politika e Qeverisë së RSM dhe rruga që kanë zgjedhur”, shtoi presidenti i Bullgarisë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share