Radev: Gati për ta rritur eksportin e rrymës drejt RMV-së

NEGOCIATAT REALE RMV-BE, PAS FUTJES SË BULLGARËVE NË KUSHTETUTË

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar se Bullgaria është eksportuesi kryesor I energjisë elektrike në rajon dhe se është e gatshme ta rrisë eksportin drejt RMV-së. Në Bullgari, sot mbahen zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, të katërtat në 18 muajt e fundit. Dita e sotme, krahas zhvillimeve ekonomike është shfrytëzuar edhe për mesazhe politike drejtuar Shkupit, raporton Klan M.

Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, ka deklaruar se konform rregullave të tregut energjetik evropian dhe ligjeve bullgare, Bullgaria është e gatshme ta rrisë eksportin e rrymës në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka shtuar se gjatë ditës së djeshme së bashku me Presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovskin dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kanë biseduar për mundësitë që BE-ja financiarisht t`i mbështesë mundësitë e Maqedonisë së Veriut për shmangien e krizës eventuale të likuiditetit gjatë dimrit lidhur me furnizimin me rrymë elektrike.

Sipas Presidentit bullgar Radev, negociatat e tjera politike midis dy vendeve zhvillohen në atmosferë të respektit të ndërsjellë, por sic tha Presidenti bullgar, është shumë e rëndësishme që në RMV të kuptohet se zbatimi I obligimeve dypalëshe duhet të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Radev ka bërë të ditur se ende nuk kanë filluar negociatat reale për anëtarësimin e RMV-së në BE, konform kornizës negociuese, kurse do të nisin, sic tha, kur RMV-ja do t`i fus bullgarët në Kushtetutë.

“Pres që burrështetasit në vendin tonë mik të tregojnë mencuri politike dhe ta ndërtojnë të ardhmen evropiane të RMV-së, të liruar nga ideologjitë e së kaluarës” – deklaroi Rumen Radev.

Presidenti bullgar Radev, dje në Sofje, pas ceremonisë së lëshimit në përdorim të interkonjektuesit të ri për gaz midis Bullgarisë dhe Greqisë, u takua me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski dhe Presidenten e KE-së, Ursula fon der Lajen, ku është biseduar për krizën energjetike dhe kushtet që Bullgaria si vend anëtare e BE-së mund ta furnizojë me rrymë Maqedoninë e Veriut. Interkonjektuesi I ri Bullgari – Greqi është vlerësuar si rrugë drejt lirimit nga varshmëria prej gazit rus. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share