MILKOV: ASNJË HAP NGA RMV-ja PËR PROPOZIM EVROPIAN
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka theksuar se viteve të fundit së paku dhjetë herë e ka ftuar kolegun e tij nga RMV-ja, Stevo Pendarovskin që ta vizitojë Bullgarinë, njofton KlanM.
Në margjinat e seancës së sotme konstituive të përbërjes së re parlamentare në Bullgari, sic njofton KlanM, Radev ka theksuar se futja e Bullgarëve në Kushtetuë do t`i ndihmojë RMV-së që të demokratizohet.
“E kuptoj dhimbjen e Presidentit të RMV-së, por shpresoj të kuptojë se kjo do t`i ndihmojë vendit të tij, të heq dorë nga ideologjitë e së kaluarës totalitare dhe të nis ta demokratizojë vendin” – tha Rumen Radev.
Deklaratën e Pendarovskit e ka komentuar edhe Ministri Teknik I jashtëm I Bullgarisë, Nikolaj Milkov.
“Pas miratimit të të ashtuquajturit “propozimi evropian” nga e gjithë BE-ja dhe nga Bullgaria dhe RMV-ja në nivel parlamentar, nuk shohim asnjë hap që është bërë në drejtim të realizimit. As librat e as asgjë” – tha Nikolaj Milkov, ministër i Jashtëm i Bullgarisë.
Deklarata e Radevit, sic percjell KlanM, vjen pasi Presidenti Pendarovski në intervistën për Tv Sitel theksoi se dy vitet e fundit nuk ka pasur bisedë konstruktive me Presidentin e Bullgarisë dhe se nuk ekziston klimë e fqinjësisë së mirë. /KlanMacedonia/