Radev: Derisa të formohet qeveria të mbetet vetoja për RMV-në

“VENDI KA HYRË NË KRIZË POLITIKE”

Presidenti Bullgar Rumen Radev ka deklarur se kriza politike në vend, për dallim nga më herët, po ndodh në kushte të inflacionit të lartë dhe pasojave të luftës në Ukrainë dhe për këtë shkak partive parlamentare u ka sugjeruar që në afat sa më të shpejtë të gjejnë zgjidhje për situatën. Vetoja për Maqedoninë e Veriut të mbetet në fuqi derisa partitë kërkojnë shumicë për formimin e qeverisë, theksoi Radev.

A do të formohet shumicë e re ose Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov do të udhëheqë me qeveri të pakicës, partitë parlamentare duhet të vendosin sa më shpejt që është e mundur, ndërkohë, sipas udhëzimeve të Presidentit të shtetit, Rumen Radev, kabineti qeveritar duhet të vazhdojë të kujdeset për prioritetet kombëtare në vend, në mesin e të cilave e ka numëruar edhe “veton për Maqedoninë e Veriut” – tha Radev.

“Kabineti duhet t’i sigurojë pagesat sociale dhe mbështetjen për biznesin. Të mbetet vetoja për Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtueshmëri me kornizën e Këshillit Konsultativ për siguri kombëtare dhe ta sigurojë funksionimin e shtetit.” – tha Rumen Radev.

Radev nesër në Sofje do ta pranojë për vizitë kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili vjen edhe në Shkup si pjesë e turneut ballkanik, në mes tjerash për të nxitur zgjidhje të kompomisit në mes dy vendeve, për hapje sa më të shpejtë të rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë. Në kushte të krizës së re politike në Bullgari, janë të paktë ata që shohin shans për këtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share