Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të mërkurë në zonën e Larisës në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke, 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm gjatë orarit të punës.
Ai ishte duke bërë riparime në çatinë e një banese në fshatin Pirgetos, kur për rrethana ende të paditura ra nga lartësia.
Mësohet se viktima ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al