Qyteti i Shkupit s’ka të holla për shoferët e transportit urban privat

Ndërpriten disa linja paralajmërohet bllokada me autobusa

Erdhën në ora 9 e mëngjesit para Qytetit të Shkupit për tu kërkuar pagat e tyre. Por edhe pas pesë orëve takim shoferët dolën të mërzitur.

“Për fat të keq nuk kam lajm të mirë, nuk mund të them që jemi marrë vesh për diçka konkrete”, thotë shoferi, Lenin Jovanovski.

Qyteti i Shkupit nuk mund të bëjë pagesën prej 61 milion denarëve përshkak krizës ekonomike. Ndërsa transportuesit do të duhen të presin edhe 40 ditë pasi atëherë do të votohet buxheti i Qytetiti, thotë Lenin Jovanovski.

“Konkludimi ishte se Qyteti i Shkupit nuk mund të bëjë pagesën e borxhit pasi që ende nuk është votuar ende buxheti i Qytetit të Shkupit. Për këtë problem mund të bisedohet vetëm pas 40 ditëve kur edhe do të votohet buxheti. Pas kësaj do të ulemi me të gjithë shoferët dhe do të vendosim hapat e rradhës, sigurisht do të vazhdojmë me grevë apo protestë”, deklaroi Lenin Jovanovski nga “Sloboden Prevoz”.

E ndërkaq shoferët e Makespresit edhe pse pritën më shumë se pesë ore jashta objektit nuk u pranuan fare në takim.

“Na thanë fillimisht të presim pasi të pëfundoj takimi me përfaqësuesit e Slloboden Prevoz. Tash na thanë se nuk na pranojnë. Ne përmes avokatit kemi dërguar paralajmërim para padisë por deri më tani nuk kemi përgjigje. Në qoftë se nuk marrim përgjigje do të padisim Qytetitin e Shkupit”, deklaroi Millorad Dimitrievski, shofer në “Makekspres”.

Përderisa Qyteti i Shkupit nuk gjen zgjidhje për shlyerjen e borxhit, linjat me numër 9, 23, 45 dhe 12 nuk do të qarkullojnë. Ndërsa është paralajmërurar edhe protestë më radikale për shkak të mosarritjes së marrëveshjes. Qyteti i Shkupit dërgoi kumtesë ku thonë që të gjithë linjat në vend janë të mbuluara nga Ndërrmarja e Transportit Publik./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share