Sot në mëngjes qyteti i Shkupit publikoi thirrje publike për Transportuesit privat.
Në konkursin e shpallur janë të përmendura të gjitha linjat e autobusëve privat që për momentin nuk qarkullojnë trafik.
Gjithesej 208 autobusë privatë do ti bashkohen Transportit publik në Shkup. Ndryshe javën e kaluar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska arriti marrëveshje me Transportuesit privat për shlyerjen e borxhit prej 2 milion eurove. /KlanMacedonia/