Qyteti i Shkupit ndan 5 skuter elektrikë për personat me nevoja të veçanta (FOTO)

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës së personave me nevoja të veçanta Mobilnost Shkup, ndanë 5 skuter elektrikë për personat me nevoja të veçanta, në kuadër të projektit “Personi i lëvizshëm – individ i suksesshëm”, përcjellë Klan M.

”Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me nevoja të veçanta është një nga prioritetet e programit tonë dhe ne mbështesim vazhdimisht aktivitetet për arritjen e këtij qëllimi. Realizimi i projekteve tona përmirëson cilësinë e jetës së personave me nevoja të veçanta nga pikëpamja shëndetësore, sociologjike, arsimore, kulturore dhe ekonomike. Shfrytëzuesve u jepet mundësia të fitojnë mobilitet që është i nevojshëm për bashkëpunim të ndërsjellë, rrjetëzim dhe rrënim të stereotipeve – theksoi Arsovska.

Projekti “Personi i lëvizshëm – individ i suksesshëm”, i përkrahur nga Qyteti i Shkupit në përputhje me programin për aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të qytetit, ndërsa në kuadër të projekteve të deritanishme, motore elektrike janë dhënë edhe makina për karroca për persona me nevoja të veçanta” – thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share