Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gjorçe Petrovit kanë filluar procedurat për ndërtimin e parkut të parë nga katër megaparqet që do të ndërtohen në Shkup në vitet e ardhshme.
Këshilli i Qytetit të Shkupit sot me iniciativë të kryetares Danela Arsovska, e miratoi Vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal në mes të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gjorçe Petrovit për rregullimin partern dhe gjelbëtimin e hapësirës ndërmjet lumit Lepenec dhe stacionit pastrues Vollkovë në Gjorçe Petrov.
Parku i ri do të vendoset në hapësirën e një deponie të pastruar, që ndodhet përgjatë shtratit të lumit Lepenec dhe stacionit pastrues Vollkovë në komunën e Gjorçe Petrovit. I njëjti do të shtrihet në sipërfaqe totale prej 30.900 metra katrorë, nga të cilat 17.534 metra katrorë janë planifikuar për sipërfaqe të gjelbëruara, ndërsa 13.366 metra katrorë për shtigje për këmbësorë.
Me ndërtimin e parkut të ri dhe rregullimin e hapësirës, ku është planifikuar të mbillen 2250 fidanë dhe shkurre, do të mundësohet shfrytëzimi aktiv i sipërfaqeve të gjelbra dhe lëvizje e këmbësorëve dhe çiklistëve.
Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë në realizimin e këtij projekti me inçizime gjeodezike, përgatitjen e dokumentacionit projektues, pastrimin e terrenit, ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë, ndërtimin e bunareve për ujitje me ujëra nëntokësorë, vendosjen e pajisjeve urbane, rregullimin hortilulturor dhe mbjelljen e fidanëve. Qyteti i Shkupit ka siguruar mjete financiare nga buxheti i tij për realizimin e këtij parku.
Komuna e Gjorçe Petrovit në realizimin e këtij bashkëpunimi do të marrë pjesë me ndërtimin e pajisjeve urbane – këndeve të lojërave për fëmijë dhe rekuizitave, si dhe me projekt për ndriçim.
Vlera e përgjithshme e projektit është 68.500.000 denarë, nga të cilat Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë me 67.000.000 milionë denarë, ndërsa Komuna e Gjorçe Petrovit me 1.500.000 denarë.