Qyteti i Shkupit: 88.000 mijë euro gjobë për kryetarin Mucunski dhe Komunën e Aerodromit

Inspektorati i Mjedisit gjobë prej 88.000 eurosh i ka shqiptuar komunës së Aerodromit dhe kryetarit Timço Mucunski në për hedhjen e mbeturinave në sipërfaqe publike, me të cilat rrezikohet mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve, njoftoi shërbimi për media i Qytetit të Shkupit.

Sipas njoftimit Komuna e Aerodromit përmes kompanisë “Piramid Bilding” e angazhuar në tender, në vend të lokacionit të planifikuar në NP “Drisla” mbeturinat komunale i ka hedhur në një sipërfaqe të gjelbëruar, në një park afër ndërtesës administrative të FFM-së në Bul. ASNOM, duke krijuar kështu një deponi të re ilegale.

Afati për shlyerjen e gjobës është tetë ditë nga dita e shqiptimit të dënimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share