MUNGOJNË PUNËTORË TË NDËRTIMIT, SHËNDETËSISË DHE IT-së
Paga e kasapëve, bukëpjekësve ka arritur deri 40 mijë denarë por sërish shumica e qytetarëve preferojnë të punojnë në administratë shteërore e të marrin rrogë minimale thonë analizat e Odës Ekonomike. Këto profesione janë deficitare dhe kanë çmimin e lartë në tregun e punës. Është vështirë për t’u gjetur në treg dhe kompanitë dhe qytetarët duhet t’i paguajnë ato shumë.
“Një kasap merr deri 40 mijë denarë pagë por qytetarët vendosin të mos kualifikohen për ndonjë punë tjetër por të vazhdojnë të punojnë në administratë. Në Maqedoni nuk ka interes për rikualifikim dhe trajnime plotësuese vetëm 15 persona kanë marrë pjesë në trajnime të tilla të cilët i përkrahin financiarisht nga Bashkimi Evropian” – tha Natasha Janevska, Oda Ekonomike.
Punëtorët e ndërtimit, të shëndetësisë dhe IT-së janë profesionet më deficitare në vend shtojnë nga Oda Ekonomike.
“Mungesa e punonjësve në ndërtimtari dhe shëndetësi por poashtu në IT sektorin. Gjatë periudhës së ardhshme 10-vjeçare, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë për financimin e projekteve për të rritur aftësitë në fusha të ndryshme. Oda Ekonomike punon në realizimin e projekteve që përfshijnë realizimin e trajnimeve për ngritjen e aftësive të punëtorëve nga sektorë të ndryshëm dhe rritjen e konkurrencës” – tha Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike.
Sipas Komisionit Evropian, me këtë problem po përballen edhe vendet evropiane. BE në 10 vitet e ardhshme do të financohen projekte për zhvillimin e aftësive. Në vendin tonë, vetëm 2.5 për qind e fuqisë punëtore morëb pjesë në zhvillimin e aftësive. /KlanMacedonia/