Qytetarët: Presidenti ka gabuar, kazinotë të largohen sa më shpejtë

TË ZHGËNJYER NGA VENDIMI I PENDAROVSKIT

“Mos dekretimi i Ligjit për lojrat e fatit nga presidenti Stevo Pendarovski ka zhgënjyer edhe qytetarët. Ata për Klan Maqedoni thonë që janë kundër lojrave të fatit dhe bastorëve që të jenë afër vendbanimeve dhe afër shkollave”.

“Për kazino valla vetëm i bijnë edhe ikin, rinia gjithë natën rijnë atje. Duhet të largohen të gjitha për mua. Presidenti aspak i mirë, duhet të largohen të gjitha, neve nuk na duhen ato. Njerëzit po vjedhin që natën të shkojnë në kazino, shkoni shihni natën, ditën pijnë hapa rinia dhe natën drejt në kazino”.

“Shumë gabim ka bërë por ka tjetër kush që i ka thënë”.

“Shkollat a e di si janë, shkojm pak prej pak bëhet shumë edhe kur e llogaritë mbaroj andaj më së miri është sa më larg sepse i riu mashtrohet”.

“Vallahi ato kazinotë është mirë që të largohen, këta të rinjtë gjithë nëpër kazino rrinë. Në vend se të mësojnë si më herët si çirak ndonjë zanat, sot direkt në kazino shkojnë”, tha një qytetar.

Zhgënjimi i këtillë i qytetarëve vjen pasi edhe pse Kuvendi e miratoi Propozim Ligjin për Lojërat e fatit, i cili i obligon kazinotë dhe lojërat e fatit të largohen nga objektet shkollore dhe fetare dhe vështorësohen procedurat për licencimin e tyre, presidenti Stevo Pendarovski nuk e dekretoi ligjin. Ai tha se nuk e nënshkruan atë, duke u arsyetuar se në procedurat në Kuvend për sjelljen e propozim Ligjit është keqpërdorur flamuri europian./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share