Qytetarët pa transport publik, vozitësit e autobusave kërkojnë rrogat (VIDEO)

NPQ: JEMI NË SITUATË TË VËSHTIRË POR QYTETARËT NUK DO TË MBESIM PA TRANSPORT PUBLIK

Vozitësit e autobusave urban u mblodhën para zyrave të Ndërrmarjes së Qarkullimit Publik pasi nuk kanë marrë rrogën e shtatorit. Paralajmëruan në qoftë se nuk u paguhen rrogat, prej nesër qytetarët nuk do të ketë transport publik, raporton Klan M.

“Ne i kryejmë detyrat në kohë çdo ditë, por nuk mund të drejtojmë apo të servisojmë automjete kur jemi të uritur. Situata është e keqe, ne nuk kemi marrë rrogë dhe e dimë që na presin muaj të vështirë dimri, prandaj themi në këtë mënyrë që të kërkojmë që pagat të paguhen sa më shpejtë, jo vetëm tani, por edhe japin para për muajt e ardhshëm. NQP nuk ka para, ne varemi nga qyteti i Shkupit. Nëse qyteti nuk na gjen para, ne nuk do të vozisim dhe Shkupi do të mbetet pa transport public” – deklaroi Micko Stojanovski, kryetar i organizatës sindikale në NQP Shkup.

NQP Shkup siguron se qytetarët nuk do të mbesin pa transport dhe se në ditet në vijim vozitësit do ta marrin pagën e merituar.

“Ne besojmë se qeveria qendrore dhe një pjesë e bashkive do të paguajnë detyrimet e papaguara që kanë për shërbimin e ofruar nga NQP për transport të organizuar për kategori të caktuara udhëtarësh, fonde me të cilat paguhet paga e punonjësve të NQP-së. Presim që sa më shpejtë t’i shlyejnë borxhet dhe obligimet rrjedhëse të vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje puna e rregullt e kompanisë. Pavarësisht situatës së vështirë, ndaj së cilës askush në vend nuk ka mbetur imun, ne po punojmë që transporti publik të vazhdojë të funksionojë pa probleme në interes të të gjithë përdoruesve të tij” – thonë nga NQP Shkup.

Ndryshe Sindikata pranë kësaj ndërmarje dërguan mesazh drejt kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska se nëse deri në orën 14 nuk paguhet paga e shtatorit, autobusët e NQP-së nuk do të dalin nesër në rrugët e Shkupit. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share