Qytetarët nuk shohin benefite nga “ngrirja” e çmimeve! (VIDEO)

“MEZI KALOJMË MUAJIN – ÇMIME TË LARTA, PAGA TË ULËTA”

“Ngrirja” dhe ulja e çmimeve të disa produkteve të ushqimit, nuk vërrehen nga qytetarët. Thonë se kjo nuk reflektohet në buxhetin familjar, pasi çmimet janë shumë të larta dhe mezi e kalojnë muajin. Jeta thonë është bërë shumë e vështirë.

“Muajin me muaj është rendë që të lidhet me këto çmime, çmimet janë shumë të larta, nuk mund që t’i përballojmë, por e çojmë me zor disi, ndryshime nuk do të ketë sepse ato janë çmime në minimum, 10% apo 5% ajo nuk ndikon aspak në xhepin tonë, po jam pensionist por pensioni një jave, 10 ditë dhe aq, të kalojmë muajin se është bërë shumë vështirë” – tha Adem Ibraimi.

“Mundet të kalojnë muajin ato që kanë por për të varfërit shumë rëndë.”

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni thonë se mezi mbijetojnë gjatë një muaji. Harxhimet mujore janë shumë të larta, kurse shpëtimi kërkohet edhe tek ndihma nga më të afërtit.

“Pagat e vogla, rryma e shtrenjtë dhe shumë harxhime tjera nuk mund të dilet në skaj assesi shtrenjtë është, as që pamë se a janë të ngrira çmimet por gjithçka është shtrenjtë me të ardhurat tona nuk mundemi, kredia, rryma dhe asgjë nuk mbetet, po të mos ishin fëmijët nuk do mund të mbijetojmë.”

Rastisëm edhe një qytetar nga Bosnja e Hercegovina. Duket kriza me çmimet ka kapluar gjithë vendet e rajonit.

“Nuk jemi nga këtu, jam nga i Bosnja, i krahasova çmimet janë të ngjashme, ka disa gjëra që këtu janë më shtrenjtë se atje por ka edhe ca me të lira se atje. Por sapo erdhëm kështu që do të shohim më tej.”

Për një familje mesatare duhen së paku 50.909 denarë për një muaj – thonë vlerësimet e Sindikatës. Shifra të frikshme dalin nëse shporta konsumuese krahasohet me atë të vitit të kaluar.

Vetëm para një viti, sic percjell KlanM, një familjeje i nevojiteshin 35.811 denarë për një muaj. Rritja prej 250 euro për një vit ka vënë  qytetarët në situatë të pasigurtë pasi rritja e çmimeve nuk reflektohet në rritjen e pagave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share