Fuqia punëtore është një ndër problemet më të mëdha në Maqedoni, por edhe në rajon.
Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Mendi Qyra, në një intervistë për Klan Debat ka bërë të ditur nevojën e madhe për punëtorë, të cilën e kanë bizneset në Maqedoni. Qyra foli përpjekjet e organizatës që ai drejton, për të liberalizuar tregun e fuqisë punëtor, duke bërë kërkesa të tilla në shtetet e rajonit, si Shqipëri, kosovë e Serbi.
“Maqedonia, për fat të keq ka një kuotë të caktuar mbi të cilën nuk kalohet. D.m.th. janë 5 mijë punëtorë që duhet të sillen nga jashtë. 5 mijë punëtorë janë shumë pak. Ne, tani sigurisht kemi nevojë për mbi 20 mijë punëtorë, sidomos në pjesën e ndërtimtarisë dhe turizmit. Kemi kërkuar nga qeveria që të rritet kjo kuotë. presim që të paktën këtë vit të rritet kuota”, theksoi Qyra në Klan Debat.
Por megjithatë, sipas tij, duhet të shfrytëzohen maksimalisht edhe kapacitetet vendore dhe këtu kërkon angazhim institucional, sidomos nga Ministria për punë dhe politikë Sociale./KlanMacedonia