15.620 maturantë iu nënshtruan provimit të dytë me zgjedhje
Qendra Shtetërore e Provimeve ka përgënjeshtruar njoftimet nëpër disa media se janë publikuar testet e maturës shtetërore duke sqaruar se ka pasur shpërndarje të testeve nëpër viber-grupe, pasi kishte nisur provimi.
“Detyra dhe obligimi i Qendrës së Provimee është ta zbatohë maturën me përgatitjen e testeve dhe distribuimin e tyre nëpër shkolla. Ky process është bërë në mënyrën më profesionale. Testet nuk janë bërë publike, por janë shpërndarë pasi ka nis realizimi i provimit“, thonë nga QSHP.
Mediat të ndryshme, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se në një grup në vibder 7.000 maturantë kanë këmbyer përgjigjet e testeve dhe bashkërisht zgjidhin testin e gjuhës angleze.
Sot maturantët I janë nënshtruar testit të dytë të maturës shtetërore. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të provimeve, më së shumti të paraqitur – 13.922 ka pasur për gjuhën angleze.
Më herët, më 27 maj, 15.620 maturantë i janë nënshtruar provimit të parë ekstern, gjuhës amtare të detyruar (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi./KlanMacedonia