QMK: Tre zjarre aktive në vend, në komunat e Haraçinës, Studeniçanit dhe Velesit

Në vend janë aktive tre zjarre, ndërsa dje ishin gjithsej 27, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK)

Aktive janë zjarret në fshatrat Koliçan i Epërm dhe Draçevicë të Komunës së Studeniçanit ku është përfshirë një pyll i përzier, në fshatin Orllanc të Komunës së Haraçinës ku digjet një pyll i ulët dhe në fshatin Melnicë të Komunës së Velesit me pyll me pisha të prekur dhe bar të thatë.

QMK kumton se janë shuar 24 zjarre, në komunat Studeniçan, Manastir, Prilep, Krivogashtan, Krushevë, Strumicë, Radovish, Strugë, Dibër, Veles, Negotinë, Koçani, Kumanovë, Likovë, Bërvenicë dhe Gostivar. Zjarret kanë qenë në lokacione me bar të thatë, pyll të ulët, kashtë, deponi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share