Angelov: Zjarri u shkaktua nga djegia e kashtës, ka edhe dëshmitarë okularë
Zjarri i cili përfshiu një pjesë të Haraçinës dhe Ilindenit është ndërprerë dhe nuk është më aktiv. Qendra e menaxhimit të krizave bën të ditur se mëngjesin e sotëm nuk ka zjarre aktive.
Zjarri në Komunën e Zelenikovës që ka shpërthyer dje pasdite është shuar, ndërsa në vendin e ngjarjes është një ekip kujdestar i Brigadës për mbrojtje nga zjarri të qytetit të Shkupit.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza ka deklaruar se zjarri është shkaktuar nga djegia e kashtës për të cilën ka edhe dëshmitarë okularë.
“Dy zjarrfikës të guximshëm nga Shkupi dhe dy zjarrfikës trima vullnetarë nga Sveti Nikollë me një katërçikletë speciale kundër zjarrit me pak mbështetje të çizmeve të mia arritën ta ndalin zjarrin. Shumë faleminderit për të gjithë ata”, thotë Angellov
Të shtunën në një zonë të hapur ka pasur 30 zjarre, më i madhi ishte në Ajvatovcë. Për të shuar zjarrin u intervenua me aeroplan dhe helikopterë.