QMK: Mënjanohet rreziku për qytetarët që kalojnë nën Sheshin “Skënderbeu”!

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, ka njoftuar se trotuari që kalon nën Shtëpinë e Mallrave “Most” dhe sheshin “Skënderbeu” është i pasigurtë pasi nuk ka gardh mbrojtës, kurse nëpër këtë trotuar lëvizin shumë këmbësore e biçiklistë.

Për këtë shkak, Qendra për Menaxhim me Kriza I është drejtuar Qytetit të Shkupit me kërkesë që të vendoset gardhi mbrojtës. Sipas QMK-së, kërkesa ka hasur në mirëkuptim tek Qyteti I Shkupit.

“Qyteti I Shkupit na njoftoi se është vendosur gardhi në të dy anët e bulevardit nën Shtëpinë e Mallrave “Most” dhe Sheshin “Skënderbeu”. Ky gardh është i sigurtë, garanton sigurinë e qytetarëve që kalojnë këtu” – ka deklaruar Stojançe Angelov – Drejtor i QMK-së

Autoritetet e QMK-së kanë falënderuar Qytetin e Shkupit për reagimin e shpejtë, dhe rikujtojnë qytetarët se janë në pritje të zgjidhjes për ishullin e vogël të këmbësorëve në bulevardin “Serbia” në Komunën Aerodrom si dhe për xhamin e dëmtuar të “Urës së Syrit”.  /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share