QMK Maqedoni: Janë shuar 19 zjarre në ambiente të hapura

Sipas informacioneve të mëngjesit nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), ditën e djeshme ka pasur 19 zjarre në ambiente të jashtme dhe të gjitha janë shuar nga ekipet zjarrfikëse të institucioneve të Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Zjarret e shuara kanë qenë në Shkup, Tetovë, Prilep, Ohër, Strugë, Kumanovë dhe vende tjera.

Qendra rajonale për menaxhimin e krizave – Manastir njoftoi se gjatë zjarrit në fshatin Beranci të Komunës së Mogillës, ku digjej bimësi me kërcell i ulët dhe kashtë, në disa vende është dëmtuar hekurudha. Informata është marrë nga NJTKZ – Manastir dhe menjëherë kujdestarët nga QMK-ja kanë njoftuar SPB Manastir dhe autoritetet nga “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Pas një kontrolli të shpejtë të linjës hekurudhore, që nga pasditja e djeshme në ora 17:42 është ndërprerë qarkullimi hekurudhor në pjesën ndërmjet Manastirit dhe Prilepit, ndërsa treni i udhëtarëve 643 është në stacionin në Prilep dhe nuk funksionon.

QMK ka marrë njoftim nga “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut” se qarkullimi tjetër hekurudhor, për udhëtar dhe mallra po zhvillohet normalisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share