QMK: Janë shuar nëntë zjarre në 24 orët e fundit

Shkup, 5 korrik – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Maqedonisë janë regjistruar nëntë zjarre, por të gjitha janë shuar nga zjarrfikësit, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Në komunën Gazi Babë dhe Karposh digjej bar i thatë dhe mbeturina, ndërsa zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe shkurre në drejtim të rrugës së vjetër për Haraçinë. Në Komunën e Manastirit dhe Strugës janë djegur deponi. Zjarre janë regjistruar në komunën e Shën Nikollës, komuna e Koçanit, afër fshatit Obleshevë. Në komunën e Kumanovës në afërsi të vendbanimit “Lagjja e Trimave” po digjej bar i thatë.

Numri i urgjencës ka marrë 1975 thirrje në 24 orët e fundit – 112 në QMK. Prej tyre 55,75 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 44,25 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share