Në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimit me Kriza ka regjistruar gjithsej 35 zjarre, prej të cilëve 12 janë ende aktivë, ndërsa 23 të tjerët janë shuar. Zjarret aktive janë shpërndarë në disa komuna, përfshirë Çashkë, Rosoman, Kavadar, Shtip, Dollnen, Veles, Gradsko, Makedonski Brod, Negotin, Novosellë dhe Dellçevë.
Ekipet e QMK-së janë vazhdimisht në terren, duke ndihmuar në shuarjen e zjarreve me mjete nga toka dhe ajri. Në disa zona, si fshati Gabrovnik dhe Mokreni në Çashkë, zjarret kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të lartë. Në Kavadar, zjarret kanë përfshirë bimësi të ulët, shkurre dhe bar të thatë.
Autoritetet janë duke punuar intensivisht për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Ndërkohë, qytetarët janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo zjarr të ri që mund të shfaqet.