Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 25 vatra zjarri, prej të cilave dy janë ende aktive, ndërsa pjesa tjetër janë nën kontroll.
“Në malin Mukos, vendi i quajtur “Koteva krusha”, në atarin e fshatit Omorani, zjarri është shuar nga reshjet e shiut, ndërsa është aktiv në drejtim të fshatit Stepantsi dhe vendit të quajtur “Kadiica” në kufirin mes komunat e Çashkës dhe Dollnenit, ku digjet një mal me dru të përzier”, thonë nga QKM.
Zjarri i dytë aktiv është në territorin e komunës së Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, vendi i quajtur “Kërsta”. Atje digjet bimësi të ulët dhe pyje me kërcell të ulët.
Zjarri është nën kontroll në komunën e Kërçovës, në afërsi të fshatit Cer.
Zjarri i dytë, i kategorizuar si “nën kontroll”, është në malin e Galiçicës, afër vendit të quajtur “Zli Dol”. Shiu ka shuar zjarrin në anën e Resnjës.