QMK: Gjithsej 1.704 thirrje në 112, katër zjarre në vende të hapure dhe thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.704 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112.

“Prej tyre thirrje ‘reale’ ishin 61 për qind, ndërsa 39 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejt Policisë ishin dërguar 62 për qind, drejt Ndihmës urgjente mjekësore 35 për qind, drejt zjarrfikësve 2 për qind, ndërsa drejt LAMM 0,36 për qind e thirrjeve reale drejt 112”, njoftoi QMK.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur katër zjarre të regjistruara në vend të hapur, krahas zjarreve në mjedise urbane dhe vendbanime, në territorin e shtetit.

QMK rajonale Manastir informoi se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Manastir dje prej orës 18:35 deri në orën 21:20 me një veturë zjarrfikëse dhe tre zjarrfikës kishin intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur dhe kashtë në fshatin Musinc, Komuna Mogillë.

NJTZ Prilep dje prej orës 18:58 deri në orën 19:40 me një veturë zjarrfikëse dhe dy zjarrfikës kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në restorantin “Romansa” në Komunën Prilep.

QMK rajonale Strumicë, informon se zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 13:35 deri në orën 14:40 me një veturë dhe tre zjarrfikës kishin intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në fshatin Gradsko Balldovc, ku ishte kapluar një sipërfaqe prej rreth një hektar.

Gati njëkohësisht, zjarrfikësit e Strumicës në periudhën prej orës 13:20 deri në orën 18:40 me një veturë dhe dy zjarrfikës kishin intervenuar edhe në një deponi të djegur në afërsi të fshatit Bosilovë, Komuna Bosilovë.

QMK bën thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale, të mos hidhen mbeturina në to dhe në shtretërit e lumenjve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share