QMK: Dy zjarre në vend të hapur gjatë 24 orëve të fundit, 1.853 thirrje në 112

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy zjarre në vend të hapur. Zjarrfikësit nga NJTZ Vallandovë dje prej orës 12.45 deri në orën 15.45 kanë shuar një deponi të djegur në fshatin Josifovë të Vallandovës. Zjarrfikësit nga NJTZ Sveti Nikollë dje prej orës 13.25 deri në orën 17.35 shuanin bimësi të ulët të djegur në afërsi të fshatit Preod në Komunën Sveti Nikollë.

Siç informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza, dy intervenimet ishin bërë me ekipe nga tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një intervenim më të vogël në një oxhak të djegur në rrugën “Mlladinska” nr. 236 në Strumicë.

Në bazë të rekomandimeve të zjarrfikësve, oxhaqet është e nevojshme të pastrohen rregullisht. QMK bën thirrje që të mos digjet bimësi në vende të hapura, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në to.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.853 thirrje në Numrin e vetëm të thirrjes për raste urgjente 112. Prej tyre thirrje “reale” ishin 46,52, ndërsa 53,48 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Në polici ishin dërguar 70,44 për qind, në ndihmën mjekësore urgjente 26,32, ndërsa te zjarrfikësit 2,43 për qind e thirrjeve reale në 112.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share