QMK bën të ditur se zjarri në Malin Sharr është normalizuar dhe po mbahet nën kontroll

Pas një përpjekjeje të vazhdueshme, Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se zjarri në Shar Planinë, i cili filloi dje dhe u përhap në pyllin e ahut mbi fshatin Veshallë, është lokalizuar plotësisht. Ndërhyrja nga ajri ka qenë vendimtare në izolimin e zjarrit rreth orës 12:00.

Megjithëse disa pika të nxehta mbeten, situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga autoritetet përkatëse. Ekipet e ndërhyrjes janë të gatshme të reagojnë sipas zhvillimeve dhe kushteve meteorologjike, duke siguruar që çdo rrezik potencial të menaxhohet me efikasitet.

“Sipas zhvillimit të situatës, Qendra për Menaxhimin e Krizave drejtpërsëdrejti me institucionet e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, konkretisht me Parkun Nacional, MPB-së, dhe përmes QMK-së Rajonale të Tetovës, po përcjell situatën dhe është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm për veprime të duhura sipas nevojës, konkretisht kërkesave dhe njoftimeve të forcave të angazhuara, si dhe sipas kushteve meteorologjike në terren”, thonë nga QMK-ja.

Për zjarrin ka bërë të ditur dje nga QMK-ja, nga ku kanë thënë se janë dërguar ekipe për të ndërhyrë, por për shkak të terrenit të keq dhe të paarritshëm dhe natës janë tërhequr nga terreni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share