QMK: 26 vatra zjarri – intervenohet edhe nga ajri!

NË NDIHMË NJËSITË AJRORE TË MPB-së DHE DMSH-së

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme ka pasur shtatë zjarre, njëri prej të cilëve është aktiv – thuhet në raportin e mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Gjashtë vatrat tjera të zjarrit, përvec atij në Lubin të Komunës së Sarajit, pati edhe tek liqeni Treska, ku janë djegur mbeturinat. Zjarre ka pasur edhe në Koliçan të Epërm, dy në Gazibabë në Straçincë dhe qarkoren tek fshati Stajkovcë – njoftojnë autoritetet.

Sipas Qendrës për menaxhim me kriza, gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit ka pasur 26 vatra zjarri.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se njësitë ajrore, sipas kërkesës së Qendrës për Menaxhim me Kriza, helikopterët e MPB-së kanë hedhur 45 ton ujë.

Përmes ajrit është intervenuar në Komunën e Krivogashtanit, në Prilep dhe Krushevë.

Sipas tyre, është intervenuar edhe në Komunën e Sarajit në fshatin Lubin, ku helikopteri i tipit MI – 171 bashkë me Er-traktorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kishin ndihmuar në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share