QMBN: Qytetarët – më të korruptuar ministrat, deputetët dhe gjykatësit!

MPB DHE KSHPK GËZOJNË BESIMIN MË TË MADH TË QYTETARËVE

Raporti për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut tregon se korrupsioni është në krye të shkallës së problemeve shoqërore, kurse 65% e të anketuarve vlerësojnë se korrupsioni është problem më i madh me të cilin përballen.

Sipas një raporti që është prezantuar në “Forumin e hapur për antikorrupsion”, mbi 80% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se ministrat, deputetët, gjykatësit dhe liderët e partive politike perceptohen si më të korrupstuar.

Në rang listë janë edhe doganierët, prokurorët publik, politikanët lokal dhe zyrtarët tatimor.

Besim më të madh qytetarët kanë në MPB-në dhe Komisionin Antikorrupsion.

“Problemi më i madh është mosndëshkimi, nëse merret parasysh se 25% e të anketurave kanë konfirmuar se kanë qenë të kycur në korrupsion dhe nëse kjo përqindje projektohet në popullatën e moshës madhe, arrijmë në konkluzionin se janë bërë minimalisht 372.000 vepra penale nga fusha e korrupsionit. Nga ana tjetër në vitin 2022 vetëm 98 persona janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje, që do të thotë se shkalla e efikasitetit të institucioneve është 0.026 raste të zbuluara që kanë përfunduar me aktvendim”, thonë nga QMBN.

Ambasadori I BE-së në Shkup, Dejvid Gir, ka deklaruar se nepotizmi është aryseja kryesore për dobësitë në luftën kundër korrupsionit.

“Kush të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, pritet të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit, vecanërisht gjatë periudhës kur do të përballeni me pasojat e ndryshimeve të Kodit Penal”, tha Dejvid Gir.

Euro-ambasadori Gir përsëriti se Raporti I KE-së, tregon për sfidat e rëndësishme dhe mungesë të progresit në segmentin e sundimit të së drejtës., kurse ndryshimet në Kodin Penal sjellin krijimin e “vrimës juridike” ku zvogëlohen mundësitë për ndjekjen e profileve të larta të korrupsionit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share