Qipro do të ofrojë ndihmë për Ukrainën për pastrimin e minave

Qiproja do t’i ofrojë Ukrainës trajnim teknik për pastrimin e minave tokësore si pjesë e ndihmës së saj humanitare.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, i cili po viziton Qipron të premten, do të vizitojë zonat ku do të zhvillohet trajnimi, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të presim personelin që do të merret me çminimin dhe zbulimin e minave,” tha ministri qipriot i Mbrojtjes, Michalis Georgalllas.

Një grup prej rreth 18 oficerësh ukrainas do të jenë në Qipro për stërvitje në javën e fundit të prillit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share