Më shumë se 800 shtetas të huaj kaluan përmes kalimit Rafah në Egjipt të dielën, tha një zyrtar kufitar egjiptian.
Kjo nënkupton se tashmë është shënuar numri më i madh që ka kaluar nëpër vendkalim në një ditë të vetme që nga fillimi i evakuimeve nga enklava, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ky është evakuimi i parë i shtetasve të huaj që nga e enjtja, kur më shumë se 300 u larguan nga Gaza përmes kalimit, sipas një zyrtari kufitar.
E vendosur në Sinain verior të Egjiptit, vendkalimi Rafah është i vetmi vendkalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit.
Rafah ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për të marrë ndihma dhe për të dalë nga enklava, si e vetmja rrugë brenda dhe jashtë Gazës që nuk është e mbyllur për shkak të rrethimit të Izraelit.