Qindra alarme të rreme për bomba në Bosnje Hercegovinë

Gjykatat në Sarajevë dhe një spital publik boshnjak u evakuuan të enjten për shkak të alarmeve të rreme për bomba, të fundit nga më shumë se 500 alarme të tillë që vunë në shënjestër gjithashtu qindra shkolla, duke i detyruar ato të mbyllen përkohësisht.

Qindra pacientë dhe anëtarë të stafit mjekësor u evakuuan pasi spitali universitar në qytetin verior të Banja Lukës mori një e-mail që paralajmëronte se ishte vendosur një bombë, tha drejtori i spitalit Vlado Djajic. Mesazhi kërcënonte se do të “hidhte në erë jobesimtarët” dhe në të shkruhej “Allahu është i madh”.

Pas kontrollit të ambienteve, policia konfirmoi se ishte një alarm i rremë.

Midis institucioneve publike të shënjestruara të enjten ishin edhe Komisioni Kombëtar Zgjedhor dhe disa gjykata në Sarajevë.

Autoritetet thanë se nuk dihen as motivi dhe as autorët e kërcënimeve. Gjykatat në Sarajevë i përshkruan ato si “terrorizëm”./REL

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share