Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, i cili u emërua prokuror publik republikan një vit më parë.
Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdimisht ka kritikuar Prokurorinë Publike, duke thënë se nuk po i kryen obligimet e veta dhe se kur është dashur të merren masa ndaj zyrtarëve, te prokurorët “janë paraqitur probleme shëndetësore”.
Mickoski tha se qeveri ka shumicë për shkarkimin e Kocevskit nga detyra.