Qeveria teknike: Së shpejti takim liderësh Kovaçevski – Mickoski

“ËSHTË KOMUNIKIM MË SE NORMAL, KU DO TË FLITET PËR QEVERINË TEKNIKE”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi një takim të ri me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, në të cilin do të flitej për temën e qeverisë teknike, përcjell KlanM. Por sipas tij, nuk do të jetë një takim me pompozitet, por bëhet fjalë për çështje teknike dhe se këto takime janë komunikim më se normal, ku do të flitet për këto tema. Ai shtoi se, qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike janë të obliguar ligjërisht të delegojnë përfaqësues të tyre në atë qeveri teknik që do t’i zbatojë zgjedhjet.

“Kuptohet se do të kemi mbledhje me kryetarin e VMRO – DPMNE-së, sepse vlerësoj se ai është komunikim më se normal, në të cilin do të diskutohen këto tema. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore në lidhje me resorët dhe pozicionet të cilët çdokush nga partitë e përfaqësuara në Kuvend i përmbush në përputhje me zgjidhjen ligjore”, tha Kovaçevski./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share