OPOZITA ME PYETJE SHTESË PËR KRYEMINISTRIN RRETH ASK-së
Viktor Dimovski, ish shefi i Agjencisë për siguri kombëtare megjithatë mund që mos të shkojë si ambasador në Francë. Kritikat e aleatëve të NATO-s për rastin “Onisshenko” mund që të jenë arsyeja që vendimi i Qeverisë për emërimin e tij të anulohet. Por opozita nuk kënaqet me kaq.
Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski, thotë që rasti nuk mund të mbyllet vetëm me anulimin e vendimi për emërimin e Dimovskit si ambasador. Ai edhe sot dërgoi disa pyetje drejt Kryeministrit.
NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË
”Zarko Milloshevski, shefi i ri i ANB-së, i preferuar i Mile Zeçeviqit, a e ka emëruar të njëjtin person si shef kabineti, person që ka qenë shef kabineti edhe tek drejtori i mëparshëm. Kovaçevski duhet të përgjigjet se a është shpërblyer Milloshevski për aksionin e suksesshëm në Lagjen e Trimave. Kovaçevski duhet ta thotë se a ka qenë aksioni “Lagja e Trimave” i suksesshëm?” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMEN-së.
E Kryeministri, nuk shpalos detaje dhe pret që procedurat të nxjerrin në pah defektet që i mundësuan Onischenkos të pajiset me shtetësi për vetëm një muaj.
”Komisioni i Kuvendit për mbikëqyrje mbi shërbimet e sigurisë nuk e nisi punën e saj në mënyrën e duhur. Seanca e mbyllur u transmetua drejtpërdrejtë për çka edhe u nis procedurë hetimore nga ana e MPB-së, e rezultatet u dërguan në Kuvend. Pas kësaj do të vazhdojë edhe seanca e këtij komisioni normalisht në koordinim me Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e Komisionit dhe Drejtorin e agjencisë. Këtë hetim tani duhet ta përfundojë kryesia e re e Agjencisë për siguri kombëtare dhe të referojë para Qeverisë dhe Kuvendit e më pas të merren hapa konkret lidhur me këtë hetim” – tha Dimitar Kovaçevski.
Ukrainasi kontrovers fitoi shtetësinë në vitin 2022 edhe pse ishte në listën e seksioneve të Shteteve të bashkuara të Amerikës për përzierje në zgjedhjet presidenciale. Më vonë, pasi skandali u bë publik në media, Qeveria vendosi që t’ia merr shtetësinë.
Përgatiti: Furkan Sali