Qeveria, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, miratoi Vendim për themelimin e Konviktit Shtetëror të Studentëve “Tetova” në Tetovë, përcjell KlanM.
Kapaciteti i konviktit do të jetë 300 shtretër. Stafi i nevojshëm, pajisjet dhe kushtet tjera për punën e Konviktit Shtetëror të Studentëve “Tetova” në Tetovë sigurohen në përputhje me normat dhe standardet për pajisje, hapësirë dhe kuadro për konviktet e studentëve.
Qëllimi i themelimit të konviktit studentor në Tetovë, sipas arsyetimit të MASH, është përmbushja e interesave dhe nevojave për banim të studentëve që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre./KlanMacedonia