Qeveria sjell vendimin – Ja kur do të bëhet pagesa e pensioneve për muajin Maj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatat për pagesën e pensioneve për muajin maj 2023, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell KlanMacedonia.

Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat e pensioneve t’ua dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.05.2023.

Rekomandohen bankat komerciale që nga data 29.05.2023 të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e majit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar.

Rekomandohet që bankat komerciale, përmes degëve dhe filialeve të bankave, të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në dorë për qytetarët që nuk përdorin karta, sipas një grafiku në varësi të masës së pensionit, përkatësisht:

·         për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.05.2023 (e hënë);

·         për pensione në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.05.2023 (e martë);

·         për pensione në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.05.2023 (e mërkurë) dhe

·         për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 1 qershor 2023 (e enjte).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share