Në seancën e djeshme të 88-tën me rradhë është marrë vendim që Ministria e Ekonomisë është obliguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të aplikimit të llogaritjes verore të kohës me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.
Këtë vendim mbrëmë e ka sjellë Qeveria e RMV-së gjatë mbledhjes së 88-të.
Pas shqyrtimit të mundësive, Ministria e Ekonomisë duhet të dorëzojë informacione në Qeveri dhe më pas do të merret vendim.
Debati për heqjen e orës dimërore dhe verore u hap nga Komisioni Evropian katër vjet më parë dhe 83 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian atëherë deklaruan se mbështesin heqjen e mënyrës aktuale të numërimit të kohës./KlanMacedonia/